
Kurti pranon: Nuk i kemi 61 vota, kërkova ndihmën e presidentes
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pranuar se nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të formuar Qeverinë.
Kurti gjatë intervistës për transmetuesin publik u shpreh se i gjendur në ngërc politik, ka kërkuar mbështetje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kreu i VV-së, arsyetoi kandidimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit me votat e marra në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thënë se është gruaja më e votuar nga të gjitha partitë.
”Albulena Haxhiu është deputetja femër më e votuar . Dhe me mbi 125 mijë vota është propozimi i duhur. 57 deputet ishin për Albulena Haxhiun, në mesin e tyre nuk janë vetëm të VV-së, Listës Guxo dhe Alternatives por ishin edhe 9-ntë deputet të pakicave. Duke e parë që nuk i kemi 61 vota, provuam që zgjidhjen të na jap presidentja, ajo tha që duhet ta gjeni vet zgjidhjen. Kaluam nga votim I hapur në atë të fshehtë ku 10-herë është refuzuar komisioni për votim të fshehtë…ajo cfarë po ndodh është e paprecedentë sepse po pamundësohet kuorumi. Nuk është emri i Albulena Haxhiut por tash kemi kundërshtimin për votimin e fshehtë. Në këtë situatë provova të mblidhesha me kryetarin e LDK-së, dhe PDK-së sepse edhe ata I kanë nënkryetarët në Kuvend.
Takimi trilateral përfundoi me bilateral. Nga LDK më thanë që nuk është vendi e koha për marrëveshje por duhet marrëveshje politike, andaj i ofrova koalicion që u refuzua mjaftë ashpër. Nëse opozita janë të sigurt që Albuelna nuk kalon, atëherë le ta provojmë me votë të fshehtë”, u shpreh Kurti.