
Kurti premtoi përfundimin e shpejtë, por autostrada Prishtinë–Gjilan mbetet gjysmë pune
Pak makineri dhe intensitet i ulët i punës vërehet nga pamjet prej dronit të autostradës së papërfunduar Prishtinë-Gjilan.
Projekti i nisur në vitin 2018 nuk ka përfunduar ende, duke mbetur dëshmi e zotimeve të pambajtura të qeverisë.
Zyrtarë qeveritarë përmendin probleme të paraqitura gjatë procesit si rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në verën e vitit 2023 i uronte qytetarët për këtë projekt i cili, siç thoshte, do të kryehej në fund të atij viti.
“Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, shkruante Kurti në një postim në Facebook, raporton T7
Pasi kaloi viti 2023, zyrtarë qeveritarë kishin thënë se ajo do të përfundonte në fund të vitit pasues. As ajo nuk ndodhi.