
Kurti premton mbi 600 mijë euro investime në xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë
Prishtinë, 9 korrik – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zakonisht viziton xhami të ndryshme në prag fushatash. Njëjtë ka bërë edhe mërkurën, pak muaj para zgjedhjeve lokale.
Kurti ka premtuar një investim prej mbi 600 mijë euro Xhaminë e Sudi Efendisë në qendër të Prishtinës, për të cilën, ka thënë se është në gjendje të keqe e pa kujdes institucional.
“E ndërtuar fillimisht si mesxhid gjatë shekullit XVI, e më pas si xhami gjatë shekujve XVIII dhe XIX, Xhamia e Sudi Efendisë në qendër të Prishtinës, për një kohë të gjatë është lënë në gjendje të keqe fizike, pa kujdesin institucional, me lokale e ndërtime të larta përreth që ia kanë marrë vëmendjen që meriton dhe hapësirën që i takon. Por ajo tashmë e ka vëmendjen tonë. Nga sot nisën punimet për restaurimin e saj, që parasheh konsolidimin e strukturës së xhamisë, largimin e lokaleve rrotull dhe në fund rikthimin e saj në shfrytëzim nga komuniteti i besimtarëve mysliman. Ky projekt është përzgjedhur si projekt prioritar për restaurim, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 euro”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.