
Kurti pret ambasadorin Orav: Theksohet rëndësia e konstituimit të Kuvendit dhe integrimit evropian
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Ata kanë folur edhe për konstituimin e Kuvendit. Sipas ZKM’së, Kurti gjatë takimit Kurti theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit.
“Në lidhje me aktualitetin në vend dhe interesimin e ambasadorit Orav, kryeministri theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, si domosdoshmëri për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe vazhdimit të punës së legjislativit ku presin miratim edhe marrëveshje ndërkombëtare kyçe për integrimin evropian të Kosovës si ajo në lidhje me Planin e Rritjes”, thuhet në njoftim.
Ata kanë diskutuar dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolit të BE-së si vazhdimësi e takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Shkup javën e kaluar.
“Temë e bisedës ishte edhe situata e sigurisë, ku kryeministri vlerësoi punën dhe angazhimin e instucioneve tona të sigurisë në përballjen me kërcënimet që vijnë nga shtete jo mike”, thuhet në njoftim.
Konstituimi i Kuvendit ka qenë temë edhe në takimin me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.