Kurti pret mbështetje të Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

26 prill 2024 | 19:51

Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe energjia ishin çështjet kryesore për të cilat u diskutua. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi ministren Baerbock me suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MW, dhe për përgatitjet që po bëhen për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MW”, thuhet në njoftim.

Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo…