Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës

16 prill 2026 | 14:14

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Pas takimit me Kurtin, gjatë pasdites, diplomati belg pritet të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë institucionalë në Kosovë.

Në orën 15:15, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pret në takim homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prevot, ndërsa pas takimit është paralajmëruar konferencë për medie.

Më pas, në orën 16:00, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prevot.

May be an image of one or more people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëluftëtarët dhe familjarët kanë përkujtuar të enjten dëshmorët Shkëlzen Haradinaj,…