Kurti priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë për Ligjin e pagave

25 shkurt 2020 | 22:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR),  Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang,  Shushanik Hakobyan,  Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se në mes të temave të shumta, ky delegacion e ka përgëzuar kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror.

Tutje në njoftim thuhet se, delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat.

“Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike…