Kurti priti në takim këngëtarët e mirënjohur nga Shqipëria

26 prill 2023 | 17:12

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim këngëtarët nga Shqipëria Irma Libohova, Kozma Dushi, Ermira Babaliu, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu. Ky i fundit u kthye në Kosovë pas plot 45 vitesh.

Ata mbrëmë, para një audience të madhe, kishin performuar në koncertin “Nostalgjia”, nën drejtimin e Maestro Lambert Jorganxhi, e të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Kurti ka falënderuar këngëtarët e mirënjohur për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare, përmes këngës si brenda po ashtu edhe jashtë vendit.

Në takim, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltari në Ambasadën e Shqipërisë, Artur Bushati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit, me…