Kurti priti në takim kryetarin e shoqatës VATRA, Elmi Berisha. Vlerëson punën dhe kontributin e kësaj shoqate

07 qershor 2025 | 17:10

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Elmi Berisha.

Në këtë takim miqësor, u vlerësua lart roli historik dhe kontributi i çmueshëm i Shoqatës VATRA për çështjen shqiptare përgjatë më shumë se një shekulli, me theks të veçantë në mbështetjen për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës.

VATRA ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mbajtur gjallë çështjen e Kosovës në momentet më të vështira, dhe duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe politikës amerikane për të drejtën tonë për liri dhe pavarësi.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të shoqatës VATRA dhe rëndësinë që ajo vazhdon të ketë në fuqizimin e lidhjeve me diasporën dhe të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkë diskutuan për mënyrat dhe mundësitë që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të vendit dhe shoqatës e diasporës sonë në Amerikë të rritet e thellohet më tej në shërbim të interesave të Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë u festua 211-vjetori i themelimit të Karabinerëve. Më…