Kurti priti në takim lamtumirës shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë

08 gusht 2023 | 14:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim lamtumirës, shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.

Ai e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës.

Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga shërbimet të cilat më parë qytetarët detyroheshin t’i…