Kurti publikon pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën

21 mars 2024 | 23:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar para pak çastesh pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shefi i ekzekutivit ka shkruar se sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

“Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, e ka quajtur kryeministrin…