 
                    Kurti: Punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të
                31 tetor 2025
                |  10:11
            
        Qeveria në detyrë ka thënë në mbledhjen e sotme se buxheti për vitin 2026 është miratuar në vlerë të 4 miliardë euro.
Një risi, siç tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në këtë buxhet parashihet dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik.
“Pra kush punon 12 muaj, në sektorin publik në fund të vitit do mund të marrë edhe pagën e 13-të”, tha Kurti.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        