Kurti pyetet nga mediet për çështjen e presidentit: Kur të kemi rezultate do të ju njoftojmë
16 prill 2026
| 11:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shkurt para medieve lidhur me raportimet për negociata të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e presidentit.
Ai nuk ka dhënë detaje konkrete, por ka bërë me dije se komunikimet janë duke vazhduar dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të ri. “Jam gjysmë ore me vonesë. Jemi në komunikim dhe kur te kemi rezultate do të ju njoftojmë”, ka thënë Kurti.




