Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili jo shumë kohë më parë, veç pak muaj më parë në fakt, u bënte ftesë qytetarëve që të mos i shohin debatet televizive, e duke urdhëruar anëtarët e partisë së tij që të mos shkojnë aty, tashmë ka ndryshuar anë. Ai i ka dedikuar postim, debatit në rtv Dukagjini, konkretisht “Debat plus”, duke thënë se u bind se Hajrulla Çeku është kandidati më i mirë ndonjëherë pë Prishtinën.
E plotë:
Paraqitja fantastike sonte e Hajrulla Çekut, e vërteton se ai është kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë.
Shumë suksese e na priftë e mbara, Hajro!