Kurti: Qosjes duhet t’ia festojmë ditëlindjen dy herë

27 shtator 2021 | 15:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e nderimit të Rexhep Qosjes nga kryeministri Edi Rama, ka thënë se akademikut duhet t’i festohet ditëlindja dy herë, një herë në Kosovë, dhe një herë në Shqipëri.

“Ngjarja e sotme tregon se ditëlindjet duhet t’ia kremtojmë dy herë, edhe Kosova edhe Shqipëria, sepse ka punuar shumë për të dyja vendet dhe për popullin shqiptar. Është një ndër personalitetet e rralla, kontributin e të cilit nuk e masim dot”.

“Kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë, andaj nuk mund ta mendoj një personalitet tjetër të gjallë që mund të bëj bashkë të dyjat, pra gjuhën dhe historinë”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti është zotuar se tani e tutje do t’ia festojnë çdo ditëlindje Qosjes, edhe atë të 90-të, e edhe atë të 100-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin…