Kurti: Qytetarët mbetën të izoluar për shkak të pushtetit të korruptuar

09 dhjetor 13:08

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka thënë se viti 2018 ka qenë dështim i Kosovës në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar për shkak të pushtetit të korruptuar.

“Vendi ynë asnjëherë më parë nuk ka qenë më larg BE-së. Qytetarët mbetën të izoluar nga pushteti i korruptuar. Ne kemi rrugëtuar bashkë me partnerët dhe miqtë tanë të Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve, dhe u bëjmë thirrje që të mos i izolojnë qytetarët por pushtetin e pamerituar dhe të korruptuar”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për medie.

Edhe Avni Zogiani nga kjo lëvizje ka vlerësuar se Kosova aktualisht gjendet në krizë të thellë dhe sipas tij, zgjidhja e vetme është shpallja e zgjedhjeve nacionale.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së…