Kurti reagon pas humbjes nga Greqia

13 qershor 2022 | 11:54

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Greqia me rezultat 2-0.

“Dardanët” u pritën në mënyrë armiqësore nga grekët të cilët gjatë tërë ndeshjes bënë thirrje raciste dhe nacionaliste.

Pati edhe konfrontime mes tifozëve të të dyja ekipeve përfaqësuese derisa u desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar gjakrat.

Pas humbjes nga Greqia, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Kurti ka thënë se futbollistët tanë dhanë gjithçka për të arritur rezultat pozitiv.

“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutën e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja. Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një akademike i Universitetit të Oksfordit, ka thënë se ilaçi…