Kurti reagon për ish-policin e arrestuar në Serbi: Sjellja jonormale e Serbisë nuk duhet të normalizohet

11 qershor 2025 | 14:03

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar për ish-policin Arbnor Spahiu, i cili është arrestuar në Serbi dhe i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj për kinse vrasje të rëndë në Banjskë, ani pse ish-polici, kishte dhënë dorëheqje nga policia në vitin 2022 dhe jeton në Gjermani.

Kurti ka thënë se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk duhet të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…