
Kurti refuzoi Fatmir Limajn si kryeparlamentar, Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike
21 maj 2025
| 10:44
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit se nuk mund t’ia japë postin e kryeparlamentarit një partie që ka vetëm tre deputetë.
Ajo ka insistuar se pesha e një lideri nuk varet nga numrat, por pesha që ka një lider dhe Limaj ka dhënë kontribut të çmueshëm, si gjatë çlirimit të vendit ashtu edhe në formimin e institucioneve.
“Limaj ka autoritet dhe njihet si autoritet përafrues në skenën politike. Por pesha e një lideri nuk varet nga numrat në politikë”, ka thënë Izmaku.