
Kurti: Rritja e çmimeve nuk është shkaktuar nga ne
09 mars 2022
| 11:01
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi.
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kurti tha se ngritja e çmimeve në gjithë botën të produkteve elementare është “kostoja e mbrojtjes së lirisë së Ukrainës”.
“E kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Por, edhe pse kjo nuk është shkaktuar nga ne, po na prek edhe neve. Kur para 12 ditëve iu bashkuam botës për sanksionet, një kosto e tillë ishte e pashmangshme – kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Sanksionet e vendosura i kanë prekur çmimet në pothuajse të gjitha sektorët e tjera”, ka thënë Kurti.