Kurti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës janë rezultat i situatës së krijuar në veri, nuk kemi përgjegjësi

28 gusht 2023 | 21:28

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me përparësinë e pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit, ku ai është takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Për sa i përket sanksioneve ndaj Kosovës, Kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjen se ato kanë pasur efekte të dëmshme te qytetarët, në sektorin e biznesit dhe institucionet shtetërore në territorin e Kosovës.

Duke folur për Radiotelevizionin e Kosovës(RTK), Kurti ka vlerësuar inkurajuese përqendrimin e përbashkët në procesin e integrimit evropian. Kryeministri shpreson që kjo të ndihmojë vendet e rajonit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa njëkohësisht të kontribuojë në demokracinë dhe progresin ekonomik në Kosovë.

“Është shumë inkurajuese që ekziston një alarm i përgjithshëm për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, në mënyrë që shtetet të cilat duan të bëhen pjesë e BE-së ta kenë më reale një mundësi të tillë, dhe demokracia dhe progresi ekonomik në vendin tonë padyshim që japin shpresa edhe për qytetarët e Kosovës, por njëkohësisht edhe për BE-në që të na ndihmoj më shumë.” – pohoi Kurti për RTK-në.

Në lidhje me zhvillimet aktuale, ai gjithashtu ka shprehur qëndrimin e tij për situatën në veri të Kosovës gjatë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë.

Në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Kryeministri Kurti ka shprehur mendimin se ato kanë pasur ndikim negativ te qytetarët, komunitetin e biznesit dhe agjencitë shtetërore në Kosovë.

Ai ka argumentuar se ndërsa Kosova po lufton kundër ekstremizmit dhe dhunës në veri të vendit, ndëshkimet nga BE-ja kanë ndikuar në përpjekjet e vendit për të përmbushur detyrimet e marrëveshjes së stabilizim-asocimit.

“Ka pasur disa sanksione, ndaj vendit tonë demokratik, për shkak të gjendjes në veri, për të cilën gjë nuk kemi ndonjë përgjegjësi, ne po luftojmë ekstremizmin e dhunshëm atje, ku janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, qytetarët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që qytetarët po i vuajnë këto masa, komuniteti i biznesit por edhe agjencitë shtetërore në aspektin e marrëveshjes së stabilizim asocicimit, e cila nuk po ecë tutje. Të gjitha grantet janë pezulluar, dhe heqja e këtyre masave është gjëja e duhur që duhet ta bëjë BE-ja.” – ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se Kryeministri i Kurti ka qëndruar në Bled të Sllovenisë, ku ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled – BSF 2023. Në një panel me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin malazez Abazoviq, kryeministren serbe Ana Bërnabiq, kryeministrin slloven Robert Kolob, kryeministrin kroat e të tjerë, Kurti u shpreh mjaft optimist për të ardhmen evropiane. Gjatë diskutimeve nuk munguan as polemikat mes Kurtit dhe Bërnabiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…