Kurti s’e komenton vendimin e Osmanit në Prekaz: Do të flas nga Prishtina

06 mars 2026 | 11:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Para medieve, gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Kurti ka thënë se vendimin e Osmanit nuk e komenton në Prekaz.

Sipas tij, do të ketë mjaftueshëm kohë që për këtë çështje të përgjigjet në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje veçse ka njoftuar se do të mbajë konferencë për medie në orën 12:30. Ndërsa kryeministri Kurti ka thënë se do të ketë edhe aktivitete tjera në kuadër të “Epopesë së UÇK”-së.

“Sot është dita e dytë e ‘Epopesë së UÇK’-së në ora 13:00. E kemi edhe një ekspozitë në hollin e Kuvendit, pastaj në ora 19:00 e kemi akademinë përkujtimore, për të gjitha çështjet e politikës ditore do të mund të flas dhe t’iu përgjigjem nga Prishtina”, ka thënë ai.

Presidentja Vjosa Osmani sot (e premte) ka njoftuar se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç tha ajo, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LeBron James i padiskutueshëm vendosi një tjetër rekord në ligën…