Kurti s’e mori në Vatikan, amabasadori i reagon publikisht
24 nëntor 2025
| 12:24
Shefi i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftari, ka reaguar publikisht ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së tij në një koncert të Korit të Operës së Kosovës në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli.
Miftari përmes një komenti të shkruar në fotografitë që ka postuar vet Kurti në “Facebook”, e ka pyetur nëse e ka informuar misionin për vizitën e tij dhe kush ka qenë përgjegjës për organizimin e saj?, raporton Klankosova.tv.
“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan, a ishte aty, ashtu siç e kërkon praktika diplomatike dhe sjellja shtetërore? A e kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, ka shkruar Miftari.




