Kurti: Serbët në Kosovë kanë frikë nga strukturat paralele të Beogradit

27 prill 10:44

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se sa më larg që ishte Beogradi nga Kosova, aq më të mira kanë qenë marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Ai ka thënë se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke e vazhduar rrugën e Sllobodan Millosheviqit.

“Vuqiçi vazhdon rrugën e Millosheviqit në kuptimin që për të një serb në Kosovë nuk është ai që ka një vetëdije kombëtare serbe ose flet serbisht dhe ka kulturën dhe traditën e Serbisë, por për të është një serb i cili i është lojal atij. D.m.th. të jesh serb në Kosovë është çështje lojaliteti ndaj Beogradit, e jo çështje përkatëse nacionale. Unë mendoj se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe atyre qytetare. Ne duam që Beogradi të jetë sa më larg nga Kosova, ngase shikuar historikisht, sa më larg që ka qenë Beogradi nga Kosova, aq më të mira ishin marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, e sa më afër Kosovës të jetë Beogradi, marrëdhëniet përkeqësohen”, ka thënë Kurti në një intervistë për portalin “Klix.ba”, i cili është më i popullarizuari në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë kanë frikë nga strukturat paralele të Beogradit. “Serbët në Kosovë kanë frikë nga strukturat paralele të Beogradit në Kosovë, veçanërisht pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. Ne nuk e dimë se çfarë mendojnë serbët në Kosovë, për sa kohë që kanë struktura paralele mbi kokën e tyre. Ne nuk jemi në gjendje të dëgjojmë zërin autentik të serbëve nga Kosova. Serbët nga Kosova nuk kanë frikë nga shqiptarët, ata kanë frikë nga Serbia. Shumë prej tyre thonë privatisht se pajtohen me mua, por nuk mund ta thonë këtë publikisht, sepse Beogradi ju troket menjëherë në derë”, ka deklaruar Kurti.

Intervistë për portalin më të popullarizuar në Bosnje dhe…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 27. April 2018

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka pritur…