
Kurti sërish e tregon “friken” nga PDK-ja: Edhe një mandat duhet të jetë në opozitë, mezi e larguam nga pushteti
20 maj 2025
| 21:19
Kryetar i VV-së, Albin Kurti, serish ka treguar friken e tij që të qeverisë me PDK-në.
Ai ka bërë me dije se kjo parti duhet të jetë në opozitë edhe për një mandat.
Në një intervistë për RTK, deputeti i VV-së e ka kritikuar edhe LDK-në, e cila ka propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse.
“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti.