
Kurti sërish injoron gazetarët para seancës konstituive
11 qershor 2025
| 11:22
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe sot ka injoruar pyetjet e gazetarëve para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Si në seancat e kaluara, Kurti ka hyrë me shpejtësi në ndërtesën e Kuvendit pa dhënë asnjë deklaratë për mediet.