Kurti sfidon opozitën: Asnjë ndalim për Albulena Haxhiun në vendimin e Kushtetueses

02 korrik 2025 | 22:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk ka rol në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike brenda Kuvendit dhe se disa nga kërkesat e opozitës janë refuzuar nga vetë aktgjykimi i fundit.

Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Kurti tha se çështja e kufizimit të propozimit të një kandidati për kryetar të Kuvendit më shumë se një herë ka qenë kërkesë e opozitës, por është refuzuar nga Gjykata.

“Gjykata Kushtetuese nuk është ajo që mund t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e grupeve parlamentare. A e dini se njëra prej problemeve të opozitës ka qenë që të kufizohet mundësia e propozimit të të njëjtit kandidat për kryetar të Kuvendit më shumë se një herë? Këtë e ka kërkuar opozita – kjo ka rënë”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se në aktgjykim nuk ka ndonjë ndalim për kandidimin e Albulena Haxhiut në mënyrë të përsëritur, dhe se vendimi që ajo të mos kandidojë më është një kompromis i bërë nga LDK.

“Shtohet pyetja: pse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i tha opozitës që Haxhiu ka të drejtë vetëm një herë apo tri herë? Prandaj po them, është kompromis nga LDK-ja, e cila e ka pranuar qëndrimin që të votohet vetëm një herë”, tha ai.

Kurti përfundoi duke thënë se vendimi që Albulena Haxhiu të mos kandidojë sërish nuk është kërkuar nga Gjykata, por është bërë në mënyrë të njëanshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri javët e fund-korrikut dhe fillim-gushtit do të jenë punë…