
Kurti shkarkon këshilltarin e tij që u pa në një organizim me zyrtarët e komunës paralele në Dragash
01 shkurt 2024
| 20:53
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit Edison Beçirin.
Vendimi për shkarkimin e tij është marrë sot. Kjo lëvizje vjen pasi Beçiri u pa në një ndejë me zyrtarët të komunës paralele të Dragashit, më 26 janar.
Fotografia ishte e publikuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.