Kurti shkon në Kuvend, nis takimi me Abdixhikun

02 mars 2026 | 14:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Para takimit, Kurti ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit.

“Po i vazhdojmë përpjekje për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, ka deklaruar Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qershor të vitit 1999, ndërsa Kosova po dilte nga…