Kurti shkon në odën në të cilën Zahiri, Iliri dhe Hakifi bënin planet për çlirimin e Kosovës

21 qershor 2021 | 22:44

Kryeministri Albin Kurti, ka qëndruar pasditen e së hënës, në odën e Naim Hysenit në Podujevë, vend në të cilin heroi Zahir Pajaziti, së bashku me bashkëpunëtorë kishin bërë plane për çlirimin e Kosovës.

“Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se: “Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim”, ka shkruar Kurti në këtë postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka ka shënuar edhe dy gola të shpejt ndaj Rusisë,…