Kurti shkruan dy fjali për Ditën e Evropës

09 maj 2021 | 20:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Evropës.

Kurti ka thënë se për njerëzit në Kosovë, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione.

“Në Ditën e Evropës le të ndalemi për një moment dhe të reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe tonat, që të shohim se si matemi. Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Shala thotë se e di arsyen e shkarkimit të…