Kurti shmang pyetjet për formimin e institucioneve

08 tetor 2025 | 11:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve sot rreth formimit të institucioneve të reja, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti e arsyetoi refuzimin duke thënë se ishte me nxitim për një takim tjetër.

Edhe më herët, në disa raste të tjera, ai ka shmangur dhënien e përgjigjeve lidhur me këtë çështje.

Ndryshe të martën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u deklaruar shkurtimisht për media pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

“Është ende vetëm njoftim. Në momentin që publikohet aktgjykimi i plotë, do t’ju thërrasim sërish”, tha Osmani para gazetarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord prej më…