Kurti shpall fitoren dhe kërkon bashkëpunim nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare

28 dhjetor 2025 | 22:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke thënë se procesi i sotëm dëshmon vullnetin e qytetarëve për të ecur përpara pa vonesa.

Kurti tha se më 9 shkurt kishte fituar Vetëvendosja, ndërsa më 28 dhjetor ka fituar populli i Kosovës dhe Republika.

“Rezultati i sotëm na e bën të qartë të ecim para pa vonesa. Sa më shpejt të certifikohen rezultatet, të krijojmë institucionet”, tha Kurti.

Ai shtoi se vendin e presin projekte të mëdha ekonomike dhe zhvillimore.

“Po na pret Plani i Rritjes së BE-së, 880 milionë euro, dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore”, u shpreh ai.

Kurti ftoi partitë opozitare në bashkëpunim për çështjet shtetërore dhe interesin publik.

“Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet, dhe për interesin publik”, theksoi ai, duke uruar qytetarët, mërgimtarët dhe të gjithë pa dallim për procesin zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar se rezultatet e exit poll-it…