Kurti shpreh mirënjohje për Rohden: Gjermania, partnere qendrore e Kosovës

23 shtator 2025 | 15:36

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Kurti ka shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit për pesë vjet të shërbimit të tij në këtë detyrë në Kosovë, duke u bërë kështu dhe ambasadori që ka shërbyer më së gjati në vend.

“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Gjatë bisedës, gjithashtu u përmend tema e sigurisë dhe bashkëpunimi me KFOR-in, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si një arritje që u shënua gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe kryeministrit Kurti”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO e ka paralajmëruar Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese”…