Kurti s’i ndalë etiketimet për ish-opozitarët, i quan nomadë: S’po duan të kenë shtëpi

19 qershor 2025 | 11:32

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili për momentin është edhe deputet dhe kryeministër në detyrë, ka folur sot para seancës konstituive, e cila ka dështuar ashtu siç është pritur.

Deputetët e partive opozitare të cilët s’po pranojnë të shkohet me votim të fshehtë për votimin e kryekuvendarit, Kurti i ka quajtur “nomadikë”, meqë sipas tij, ata nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia, Kuvendi, Parlamenti i Republikës është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti i kishte quajtur partitë opozitare edhe si “hajvana”, në orët e para të 10 shkurtit pasi kishte marrë vesh se ka dalë parti e parë. Gjuha e Kurtit ndaj opozitës është edhe një prej arsyeve se pse asnjë nga to nuk po pranon të bashkëpunojë me Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Juventus me “5 yje” dhuroi spektakël ndaj Al Ain,…