
Kurti sot bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Marec dhe Makoc
18 prill 2023
| 08:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë sot homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec dhe Makoc, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Kurti do t’i fillojë homazhet në Marec në orë 13:00, ndërsa në Makoc në 13:30.