
Kurti sot ndan mjete buxhetore veç për komunat ku qeveris LV-ja
01 gusht 2025
| 08:16
Sot mbahet mbledhja e 265-të e qeverisë në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Kurti, siç duket, ditët ‘në detyrë’ po i shfrytëzon fuqishëm për të ndarë para veç për komunat ku qeveris partia Vetëvendosje.
Në tri nga nëntë pikat e rendit të ditës kemi të bëjmë me ndarje të mjeteve. Në pikën 7 flitet për Ministrinë që udhëheq Hajrulla Çeku, që është kandidat për Prishtinën nga LV, ndërkohë në pikën 8 pritet të ndahen mjete për Podujevën dhe Shtimen, të dy këto që qeverisen nga LV-ja.