
Kurti: Sot një javë të dalim në zgjedhje që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona
07 shkurt 2021
| 14:07
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nga qyteti i Prizrenit ka thënë se do të dalin të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti ka përsëritur se kësaj here u nevojitet një fitore e madhe, me mbi 61 deputetë, teksa ka bërë thirrje që sot një javë secili të dalë në zgjedhje.
“Nga Prevalla, Mushnikova e Lubizhda, tutje në Zhur, Poslishtë, Terzimahallë, Islahanë dhe Bajram Curr, të gjithë ishin të mobilizuar. Se në Prizren gjithmonë dalim të parët, kjo dihet. Por kësaj here na nevojitet fitore e madhe, me mbi 61 deputetë. Andaj, sot një javë, të dalim në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona”, është shprehur Kurti.