Kurti: Sot qeveria do të organizojë një takim online

07 prill 2020 | 10:56

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Gjilanit sot në Gjilan, para mediave tha se sot gjatë ditës qeveria do të ketë takim online.

Kurti deklaroi se për takimin online është informuar edhe kryetari Haziri nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në këtë takim online do të diskutohet për vazhdimin e masave.

“Sot do të kemi një takim në qeveri. Një takim online se si do t’i vazhdojmë masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti.

I pyetur për emrin e mandatarit të ri për krijimin e qeverisë ai tha se diskutimi i temave të tjera pos pandemisë do të ishte dobësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Bordit Kombëtar për Luftën Kundër Koronavirusit në Iran,…