Kurti takohet me ambasadorët e vendeve të huaja, zyra e tij tregon se për çfarë biseduan

06 shkurt 2023 | 15:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur të hënën në takim ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.

Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Kryeministri Kurti i ka njoftuar ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

Po ashtu, Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona te Zhdukur, Andin Hoti,…