Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, ja për çfarë biseduan
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Gjatë takimit, ambasadori Schnetzer e ka uruar Kurtin për fitoren bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të dala nga procesi demokratik.
Sipas zyrës së kryeministrit, palët kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë procesin e formimit të qeverisë së re, si dhe për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me synim forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Kurti gjithashtu ka theksuar planet për investime infrastrukturore në mandatin e ri, synimin e palëkundur të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri.



