
Kurti takohet me ambasadorin gjerman, ja për çfarë biseduan
27 shkurt 2025
| 16:10
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në zyrën e tij, ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.
Në takim është diskutuar për proceset zgjedhore, që së fundmi janë mbajtur në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, duke përfshirë thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.