Kurti takohet me Hargreavesin, ja për çfarë biseduan

23 shkurt 2026 | 16:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Pas formimit të qeverisë së re, Hargreaves e ka uruar Kurtin për mandatin e ri.

“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë…