
Kurti takohet me homologun e tij britanik, Boris Johnson
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Londër, homologun e tij britanik, Boris Johnson, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor.
“WB6 është i domosdoshëm për sigurinë e Evropës dhe ky është tashmë një besim i përbashkët në shumë kryeqytete evropiane. Një kënaqësi e vërtetë të takojë kryeministrin e Britanisë së Madhe @BorisJohnson” ka shkruar kryeministri Kurti në “Twitter”.
Ajo çfarë bie në sy, është se në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Kurti shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
WB6 is indispensable for the security of Europe & this is now a shared belief in many European capitals. A real pleasure to meet PM of 🇬🇧@BorisJohnson, Foreign Sec. @trussliz & M. for Europe @JamesCleverly at a reception for WB6 where we discussed investment opportunities. pic.twitter.com/gtS5JZ3dhN
— Albin Kurti (@albinkurti) February 28, 2022