
Kurti takohet me komisionerin për Agrikulturë, bisedojnë për reformën në bujqësi
Kryeministri Albin Kurti ka takuar komisionerin polak për Agrikulturë, Janusz Wojciechowski, me të cilin ka biseduar lidhur me reformën e qeverisë në bujqësi.
“Një diskutim i frytshëm me komisionari për Agrikulturë, Janusz Wojciechowski. Ne prezantuam planet e reformës sonë për të rritur prodhimin, për të përmirësuar kualitetin dhe për të gjallëruar fshatrat. Ne gjithashtu kërkuam përkrahjen për të përparuar përshpejtuar qasjen e Kosovës në Asistencën e para-anëtarësimit për zhvillimin rural”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Fruitful discussion with Commissioner for Agriculture @jwojc. We presented our reform plans to increase production, improve quality and revive the villages. We also requested support to accelerate Kosova's access to Pre-accession assistance for rural development (IPARD). pic.twitter.com/k9HrXgJX90
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2021