Kurti takohet me kryetaren e AShAK-ut, Justina Shiroka – Pula

27 shkurt 2026 | 14:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, ka mirëpritur në takim  kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula, së bashku me nënkryetarin e kësaj akademie, akademik Fejzullah Krasniqi dhe sekretarin shkencor, akademik Bardh Rugova.

Kryetarja Shiroka-Pula ka uruar kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e vazhdueshme në aktivitetet e AShAK-ut. Ajo e ka njoftuar kryeministrin për punën, planet dhe prioritetet e institucionit që drejton, si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të AShAK-ut me institucionet shtetërore për nevojat dhe interesat e vendit, përmes ekspertizës që ofron akademia.

Edhe kryeministri Kurti ka uruar kryetaren Shiroka-Pula për detyrën e saj të re dhe i dëshiroi suksese në punë. Ai ka theksuar prioritetet e qeverisë, ndër to arsimin dhe drejtësinë, si dhe rëndësinë e tyre për një hov të ri të zhvillimit të vendit, por edhe rolin që bashkëpunimi me AShAK-un mund të luajë në këtë drejtim.

“Diskutuan për zhvillimet, progresin dhe sfidat në vend, dhe u pajtuan të mbajnë komunikim të rregullt për thellimin e bashkëpunimit”, ka njoftuar qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Krivaça do të vuajë burgim të përjetshëm. Ky është…