
Kurti takohet në Kuvend me presidenten e Komisionit Evropian
15 tetor 2025
| 14:23
Ka filluar takimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe jo në zyrat e Qeverisë, ku zakonisht kryeministri Kurti pret zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.
Më herët gjatë ditës, Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse pas këtyre takimeve presidentja e KE-së do të mbaj ndonjë konferencë për medie.