Kurti takoi ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

06 shkurt 2026 | 08:25

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti të enjten në takim ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës.

Në njoftim thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Tutje u tha se Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se rritja e…