
Kurti takoi kongresistin amerikan, George Latimer
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm, ambasadorin Blerim Reka, mirëpritën në Konsullatën e Përgjithshme të vendit tonë në New York, kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, George Latimer.
Diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për marrëdhëniet dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai e njoftoi për progresin në rrafshin ekonomik, rezultatet e luftimit të korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit të reflektuara edhe në raportet ndërkombëtare.
Kurti e falënderoi për rolin historik dhe aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe për sigurinë dhe paqen e rajonit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dypartiake ndaj shtetit të Kosovës në çdo etapë të zhvillimit.
U pajtuan që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të promovuar vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy shteteve tona, duke përfshirë investimet në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ekonomik, në dritën e vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të hequr tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.