Kurti takon ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, i informon për takimet në Bruksel

22 nëntor 2022 | 22:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, Jorn Rohde dhe Olivier Guerot.

Temë ishin takimet që u mbajtën të hënën në Bruksel.

Kurti i ka njoftuar ata me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e Kosovës të dhëna gjatë takimeve.

Ai tha se Kosova ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Në këtë takim u theksua nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë prej 48 orësh, ashtu që përafrimi i djeshëm në Bruksel të rezultojë në pajtueshmëri të përbashkët.​

“Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njofton Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka bërë një reagim…